Sport

Conference League/ UEFA pezullon përkohësisht trajnerët e Bodos dhe Romës

11 Prill 2022, 19:54 Nga DOSJA
Conference League/ UEFA pezullon përkohësisht trajnerët e Bodos

ZVICER – Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s vendosi të dënojë përkohësisht trajnerin norvegjez të Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen dhe trajnerin e portierëve të Romës, Nuno Santos.

Ata nuk do të jenë në pankina respektive të skuadrave të tyre në ndeshjen e dytë këtë të enjte, për çerekfinalet e Conferenca League mes dy skuadrave.

UEFA hapi një hetim pas përballjes mes Knutsen dhe Nuno Santos në fund të ndeshjes së parë, të luajtur më 7 prill, në terrenin e skuadrës norvegjeze (2-1) dhe këtë të hënë njoftoi se të dy ‘grindavecët’, trajneri i Bodo/Glimt, si dhe portugezi Nuno Santos janë pezulluar përkohësisht, derisa organi disiplinor të zgjidhë çështjen dhe të japë verdiktin disiplinor.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport etikës dhe disiplinës i uefa-s kjetil knutsen komitetit ekzekutiv të uefa-s nuno santos trajnerin norvegjez etikës dhe disiplinës i uefa-s kjetil knutsen komitetit ekzekutiv të uefa-s nuno santos trajnerin norvegjez

Sondazh

Poll