Sport

Massimo Moratti se llogarit Milanin për titull; Ja kë skuadër duhet të ketë frikë Interi

11 Prill 2022, 12:55 Nga DOSJA
Massimo Moratti se llogarit Milanin për titull; Ja kë skuadër

ITALI- Seria A është ende e hapur sa i përket luftës për titullin kampion. Askujt nuk i pëlqen roli i favoritit, pasi çdo javë ka rezultate të afta për të hedhur poshtë statistikat dhe parashikimet.

Realiteti është se me gjashtë javë nga fundi i kampionatit janë tri skuadra në luftë për titullin. Këtyre i shtohet edhe Juventus, teorikisht ende në garë, pavarësisht gjashtë pikëve prapa kuqezinjve. Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka folur për luftën emocionuese sa  i përket titullit kampion, i intervistuar nga Radio Rai gjatë transmetimit ‘Radio Anch’io Sport’.

Sipas Morattit, pavarësisht humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Fiorentinës, Napoli është kundërshtari më i frikshëm për Interin: “Numrat thonë se Inter është praktikisht i pari, por është një kampionat që çdo të diel vendos diçka.Më duket se Inter ka bërë hapin e duhur duke luajtur mirë kundër Veronës.Juve nuk është ende jashtë loje.Në një farë mënyre ose në tjetrin arrin të fitojë pothuajse gjithmonë dhe duhet të shmangësh afrimin e tyre në klasifikim, por besoj se kundërshtari më i rrezikshëm për Interin mund të jetë Napoli”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter moratti napoli inter moratti napoli

Sondazh

Poll