Sport

VD/ Freddy Rincón, në gjendje kritike pas një aksidenti automobilistik në Cali

11 Prill 2022, 19:29 Nga DOSJA
VD/ Freddy Rincón, në gjendje kritike pas një aksidenti

KOLUMBI – Lajmet që vijnë nga Cali nuk janë të mira. Ish-lojtari i kombëtares së Kolumbisë, Freddy Rincón, është aksidentuar me makinë, duke u përplasur me një autobusi MIO dhe shëndeti i tij është kritik. Aktualisht ndodhet në terapi intensive.

Ngjarjet kanë ndodhur në orën 5:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, shumë afër stadiumit “Pascual Guerrero”. Personat që ishin në MIO dhe drejtuesi i saj janë dërguar në spital për të bërë diagnostifikimin përkatës. Gjendja e Freddy Rincón është shqetësuese.

Klinika “Imbanaco” me anë të një komunikate ka konfirmuar se ish-lojtari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas ekzaminimeve të kryera pas aksidentit. Nga ana tjetër, Laureano Quintero, shefi mjekësor i klinikës, konfirmoi se ai ndodhet në një situatë kritike dhe në terapi intensive.

“Gjendja shëndetësore e ish-futbollistit Fredy Rincon është delikate, gjendja e tij është shumë kritike, ka pasur një lëndim të rëndë në kokë, do t’i nënshtrohet një operacioni dhe më pas në repartin e terapisë intensive”. Ishin fjalët e doktor Laureano Quintero.

En el accidente que se presentó sobre la calle 5 con carrera 34 en inmediaciones al Estadio Pascual Guerrero, resultaron heridos el conductor del MIO, el exfutbolista Freddy Rincón y dos mujeres, quienes fueron trasladados a centro asistenciales. #Cali pic.twitter.com/rMzOhvBuOc

— SUPERNOTICIAS (@radiosupercali) April 11, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport federata kolumbiane e futbollit freddy rincón futbollisti nga kolumbia ish-lojtari i kombëtares së kolumbisë federata kolumbiane e futbollit freddy rincón futbollisti nga kolumbia ish-lojtari i kombëtares së kolumbisë

Sondazh

Poll