Sport

Champions League: Villarreali, ndeshja që vlen miliona euro për Bayern…

11 Prill 2022, 18:58 Nga DOSJA
Champions League: Villarreali, ndeshja që vlen miliona euro për

GJERMANI – E marta është gjithçka! Një eliminim në çerekfinale, do të hidhte hije në ekuilibrin sportiv të sezonit për bavarezët. Nëse humbja 1-0 nga ndeshja e parë në Spanjë nuk tejkalohet, do të ishte një zhgënjim i hidhur për Bayern Munich.

Bëhet fjalë edhe për humbjen e shumë miliona eurove, të cilat mund të lehtësojnë planifikimin e ardhshëm. Një fitore kundër Villarrealit, që nënkupton edhe kualifikimin për në gjysmëfinale, do të shpërblehej me 12.5 milionë euro të tjera nga vazoja e bonusit të UEFA-s.

Kësisoj, nëse do të ishte i suksesshëm, fitimet e sezonit për Bayernin do të rriteshin në një total prej 101.52 milionë euro bonuse. Përveç kësaj, ka një shumë në miliona dyshifrore nga i ashtuquajturi ‘market pool’, shuma fikse e së cilës përcaktohet vetëm në fund të sezonit.

Ndërkohë, sikurse dihet, fituesi i finales së 28 majit në “Stade de France” të Parisit mbledh edhe 20 milionë euro të tjera. Finalisti humbës merr 15.5 milionë. Të ardhura që do t’i jepnin Bayernit më shumë liri veprimi për nënshkrime të reja të mundshme, ose zgjatje të kontratave gjatë planifikimit të skuadrës, nëse arrin deri këtu.

Pasi janë hequr kërkesat anti-Covid, të ardhura më të larta nga shikuesit, janë të mundshme nga ndeshjet në shtëpi. Kundër Villarrealit mund të luhet në “Allianz Arena” para 70 mijë shikuesve. Një gjysmëfinale e mundshme kundër Liverpoolit, sigurisht që do të ishte një tjetër e ardhur. Sidoqoftë gjithçka do të varet nga ndeshja e kthimit e nesërme kundër Villarrealit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratorin e bayern munichut bayern munich për champions league trajneri i bayern munich administratorin e bayern munichut bayern munich për champions league trajneri i bayern munich

Sondazh

Poll