Sport

Ciao, ciao Dinamo/ Vanoli humbet sfidën mbijetesë me Kastriotin, ‘nëndetësja’ drejt mbytjes

11 Prill 2022, 14:53 Nga DOSJA
Ciao, ciao Dinamo/ Vanoli humbet sfidën mbijetesë me Kastriotin,

ELBASAN- Dinamo drejt Kategorisë së Parë. Skuadra kryeqytetase mes shumë investimeve është mundur nga Kastrioti me shifrat 0-1. Pjesa e parë ka pasur deri diku një dominim më të madh të Dinamos. Ky fraksion është karakterizuar nga shumë ndalesa për shkak të dëmtimeve, ndërsa rastet e krijuara për gol ishin të pakta.

Në pjesën e dytë Kastrioti ishte më kërkues dhe pas disa rasteve gjeti golin në minutën e 69-të me anë të Adolf Selmanit, i cili ishte dhe goli i parë i mbrojtësit të krutanëve në këtë edicion. Teksa në minutën e 90+1’ Dinamo do të luante me 10 lojtarë, pasi Sidibe u dënua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të përplasjes me Santiago Selmanin.

Dinamo nga ana tjetër zhytet edhe më keq, teksa pas 28 javësh renditet në vend të parafundit me 23 pikë, 9 më pak se Teuta e vendit të shtatë, që është edhe pozicioni i fundit në renditjen e Abissnet Superiore jashtë zonës së rrezikut.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo kastrioti dinamo kastrioti

Sondazh

Poll