Sport

Sfida ekstreme e Robben në maratonë, përfundon i shkatërruar nga… : “Nuk ishte argëtuese”

11 Prill 2022, 12:29 Nga DOSJA
Sfida ekstreme e Robben në maratonë, përfundon i shkatërruar

HOLANDË- Arjen Robben i dha lamtumirën futbollit në vitin 2019 me fanellën  e Groningen në Holandë. Ish-sulmuesi holandez, në moshën 38-vjeçare ishte pjesë në edicionin e 40-të të Maratonës së Roterdamit. Një ngjarje shumë e njohur që tërheq mijëra njerëz çdo vit për të mbështetur atletët në garë.

Këtë vit pati një pritje të madhe për praninë e Robben i cili vendosi të vraponte pothuajse 43 kilometrat e rrugës nëpër rrugët e Roterdamit së bashku me ish-patinatorin Erben Wennemars. Në përfundim të garës, Robben pësoi një ngërç në këmbë.

 

? | De Coolsingel in Rotterdam stroomt vol met allemaal toppers die de Marathon Rotterdam hebben gelopen! Zo ook oud-voetballer Arjen Robben en voormalig schaatser Erben Wennemars! #demooiste #marathon #marathonrotterdam (@RijnmondSport/@RTV_Rijnmond) pic.twitter.com/QanSyZVbLo

— Sjoerd de Vos (@SjoerddeVos_) April 10, 2022

“Jo argëtuese, me të vërtetë nuk ishte argëtuese. Unë ia arrita, por kaq. Shpesh lodhesha dhe më duhej të luftoja me frymëmarrjen,” tha i rraskapitur holandezi. “Audienca në krah të ndihmon shumë. Faleminderit të gjithëve për këtë, kjo më bëri t’i shkoj deri në fund. Në fillim isha pak i preokupuar me kohën, por në një moment të caktuar e hodha atë në det. Më vjen mirë që mbijetova në maratonën time të parë.”

 

☑️ ̷?̷?̷?̷?̷?̷
☑️ ̷?̷?̷?̷?̷?̷?̷?̷
☑️ ̷?̷?̷?̷?̷?̷?̷?̷?̷?̷
☑️ ????????

Een nieuwe uitdaging voor Arjen Robben: de Marathon van Rotterdam uitlopen met haas Erben Wennemars.

⏱️ Streeftijd: “Tussen de 3 en 3.15 uur.”

Kijk mee ➡️ https://t.co/mpQhnA7eRv pic.twitter.com/ztBuZYpoC1

— NOS Sport (@NOSsport) April 10, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arjen robben holande arjen robben holande

Sondazh

Poll