Sport

Llogaritë e titullit në La Liga, Ronaldinho ‘bën me krahë’ Barçën; Besoj te përmbysja!

11 Prill 2022, 12:01 Nga DOSJA
Llogaritë e titullit në La Liga, Ronaldinho ‘bën me

SPANJË- Renditja e La Liga-s me shtatë javë nga fundi i kampionatit flet shumë qartë: Real Madrid në krye të renditjes me 72 pikë, Sevilla dhe Barcelona ndajnë vendin e dytë me kuotë të barabartë pikësh 60, me katalanasit që kanë një ndeshje më pak për të luajtur. Është e qartë se titulli për skuadrën e Ancelottit duket se është pothuajse në xhep, por paraqitjet e fundit të katalanasve kanë rindezur shpresat katalanasve.

Mes tyre edhe Ronaldinho, i cili në një intervistë për Mundo Deportivo deklaroi se beson te një përmbysje në klasifikim.“Jam i emocionuar që skuadra luan sërish mirë dhe unë me të vërtetë mendoj se çdo gjë është e mundur”, tha ai për Mundo Deportivo. “Unë me të vërtetë shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe me të vërtetë mendoj se mund të ketë një përmbysje”.

Më pas Dinho foli shumë për Xavin dhe ndikimin që ka pasur ish-mesfushori spanjoll në përmirësimin e qartë të lojës së Barcelonës: “Xavi është kthyer dhe na ka sjellë shpresë. Si miku dhe ish-shoku im i skuadrës, kjo më emocionon, dhe sigurisht që emocionon edhe tifozët. Kur luante, ai kishte një vizion për futbollin si trajner, ai e drejtonte lojën në fushë dhe po ashtu si trajner.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona la liga ronaldinho barcelona la liga ronaldinho

Sondazh

Poll