Sport

VD/ Champions League: Lukaku nuk do të jetë kundër Real Madridit, e njofton Tuchel

11 Prill 2022, 13:10 Nga DOSJA
VD/ Champions League: Lukaku nuk do të jetë kundër Real Madridit,

ANGLI – Blutë e Chelseas do të duhet të bëjnë pa Romelu Lukakun në Madrid të martën në mbrëmje. Trajneri i klubit londinez Thomas Tuchel njoftoi të hënën, në një konferencë për shtyp, mungesën e sulmuesit të tij belg për ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League kundër Realit, për shkak të një dëmtimi në thembër.

Përveç Lukakut, në grupin e Tuchel gjithashtu do të mungojën Callum Hudson-Odoi, Ben Chilwell dhe Ross Barkley. César Azpilicueta është rikthyer pas testit anti-Covid-19.

I pranishëm në një konferencë për shtyp me trajnerin e tij, ishte mesfushori Mateo Kovacic, i cili konfirmoi se skuadra ka ende shpresa për t’u kualifikuar, pavarësisht humbjes në shtëpi (1-3) në ndeshjen e parë:

“Ka shumë rikthime që mund të na frymëzojnë. Mbaj mend, që humbëm 2-0 kundër Wolfsburgut me Real Madridin dhe më pas, në “Bernabeu” fituam 3-0. Chelsea humbi 3-1 nga Napoli dhe më pas u rikthye.  Futbolli është gjithmonë plot surpriza”.

Ready for the challenge in the #UCL. ?

More from the boss. ⤵️

— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 11, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league kundër real madridit chelsea në champions league chelsea u kualifikuar për më tej lukaku champions league kundër real madridit chelsea në champions league chelsea u kualifikuar për më tej lukaku

Sondazh

Poll