Sport

Nuk ndodhte që nga sezoni 2001-2002, Roma e Mourinhos vendos rekord në ‘Olimpico’

11 Prill 2022, 13:06 Nga DOSJA
Nuk ndodhte që nga sezoni 2001-2002, Roma e Mourinhos vendos rekord në

ITALI- Një tjetër shenjë dashurie për Romën e José Mourinhos. Një pasdite e pabesueshme dje në Olimpico me praninë e 64 mijë tifozëve (përfshirë Francesco Tottin me djalin e tij Cristian) për ndeshjen ndaj Salernitana-s. Shifra të pabesueshme, të krahasueshme me ndeshjen e madhe të Champions League kundër Barcelonës më 10 prill 2018.

Por kjo nuk është e gjitha: duke përjashtuar ndeshjet e mëdha dhe ndeshjet ku dha lamtumirën Totti dhe De Rossi, ky është numri më i madh i tifozëve në stadium që nga viti 2001-2002. Tifozët janë përgjigjur gjithmonë këtë sezon duke mbështetur Romën edhe në momentet më të vështira.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport josë mourinho roma josë mourinho roma

Sondazh

Poll