Rio Ferdinand ‘mbyt’ Rangnick pas humbjes dhe zbulon problemin e Man.United; Skuadër pa…
11 Prill 2022, 11:48Nga DOSJA
ANGLI– Ish-mbrojtësi I Manchester United, Rio Ferdinand ka kritikuar ashpër lojën e Manchester United pas humbjes së fundit ndaj Everton: “Pasiguria ka një ndikim negativ në çdo klub. Sidomos në një të tillë si Manchester United. Skuadra duhet të jetë më e organizuar, duhet të ketë një trajner”. Skuadra e Manchester United ndodhet në vendin e 7, shumë larg zonës së Champions League.
Një paraqitje dukshëm nën mesataren e këtij klubi që në historinë e tij është mësuar jo në pozicione të tilla. Ferdinand e di shumë mirë këtë, pasi ka fituar gjashtë Premier League dhe një Champions League me United. Ish-kapiteni komenton: “Siç tha Rangnick, nuk ka asnjë justifikim. Klubi ka shumë për të bërë. Ka një shpresë për skuadrën për të arritur zonën Champions.”
Pavarësisht ardhjes së Cristiano Ronaldos, United ende duket se nuk ka gjetur ekuilibrin dhe rrugën për të konkurruar për titullin kampion. Ferdinand vazhdon: “Njerëzit thoshin se Manchester United i Solskjaer nuk kishte një stil loje apo një filozofi. Kjo është arsyeja pse ai nuk është më këtu. Por edhe tani, nuk mund të them që e ka. Nuk mund të them sinqerisht se si luan Manchester United tani. Nuk mund ta përcaktoj strukturën e saj, e cila duhet të ndodhë në një ekip. Këtu thjesht nuk ekziston. Sinqerisht, duket si një ekip i humbur për të thënë të vërtetën. Pa stil dhe identitet”.
E.Ç (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MADRID-Vendi i parë në kampionat dhe gjysmëfinalja e Champions League duket e hipotekuar falë fitores ndaj kampionëve në fuqi, Chelsea-t. Por te Real Madrid ka ...
KINE – Klubi Shanghai Port është detyruar të tërhiqet nga faza e ndeshjeve në grupeve të Champions League të Azisë, për shkak të një rikthimi të pandemisë...
ITALI – “Me gjithë respektin e duhur për Romën, më duhet të them se jam dëshmitar i disa gjërave të turpshme nga pikëpamja futbollistike dhe sportive. Ajo...
BRAZIL – Klubi brazilian Desportivo Ferroviaria njoftoi këtë të dielë ndërprerjen e kontratës me trajnerin e saj, Rafael Soriano, për goditjen me kokë të ...
EGJIPT – Përmes një njoftimi të shkurtër për shtyp të publikuar këtë të diel, Federata e Futbollit e Egjiptit (EFA) njoftoi fundin e aventurës së Carlos Q...