Sport

Masë disiplinore? Dinamo mbetet mes Elbasanit, shoferi merr autobuzin dhe braktis skuadrën

11 Prill 2022, 15:42 Nga DOSJA
Masë disiplinore? Dinamo mbetet mes Elbasanit, shoferi merr autobuzin dhe

ELBASAN- Dinamo ka pësuar një humbje që komplikon shumë situatën e saj në Superiore dhe afron rënien në Kategorinë e Parë. Një situatë kaotike të blutë të cilët kishin nisur edicionin me pretendime të mëdha. Kaos që shihet edhe me organizimin aktual në klub ku gjërat nuk funksionojnë siç duhet dhe kjo u pa edhe pas ndeshjes së sotme.

Atmosfera te kryeqytetasit është shumë e rënduar ndërsa një lajm vërtet befasues vjen nga Elbasani ku shoferi i skuadrës së Dinamos ka marrë autobuzin dhe është larguar pa pritur futbollistët dhe stafin teknik.

Nëse kjo ishte një masë disiplinore, apo një taktikë për të evituar një tjetër grumbullim tifozësh si ai i javës së kaluar, kjo mbetet për t’u mësuar. Por fakti është që jo pak nga lojtarët e bluve kanë mbetur të çuditur teksa nuk kanë gjetur autobusin e tyre te vendi i zakonshëm jashtë “Elbasan Arena”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo dinamo

Sondazh

Poll