Sport

Reali kthehet në ‘supermarket’, Perez njofton revolucion! 5 lojtarët që do të largohen

11 Prill 2022, 11:38 Nga DOSJA
Reali kthehet në ‘supermarket’, Perez njofton revolucion! 5

MADRID-Vendi i parë në kampionat dhe gjysmëfinalja e Champions League duket e hipotekuar falë fitores ndaj kampionëve në fuqi, Chelsea-t. Por te Real Madrid ka ardhur koha për një ndryshim gjeneratash, lojtarë që nuk janë më pjesë e planeve të klubit duket se do të largohen këtë vit. Sipas Cadena Ser, janë të paktën 5 lojtarë me valixhe në duar.

Do të jetë një verë revolucionare te Real Madrid. Sipas mediave spanjolle, Bale,Marcelo dhe Isco, këtyre tre lojtarëve iu përfundojnë kontratat këtë sezon.Dy profilet e tjera të gatshme për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll janë Hazard dhe Odriozola.

Futbollisti belg ka hasur shumë probleme fizike. Ndërkohë që mbrojtësi i majtë i huazuar te Fiorentina do të shitet. Lista e lojtarëve të gatshëm për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll, megjithatë, mund të mos përfundojë këtu. Shtypi iberik ditët e fundit ka përmendur emrat e Asensio-s dhe Jovic.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport florentino perez real madrid florentino perez real madrid

Sondazh

Poll