Sport

Covid-19/ Shanghai Port do të privohet nga Champions League e Azisë

11 Prill 2022, 10:58 Nga DOSJA

KINE – Klubi Shanghai Port është detyruar të tërhiqet nga faza e ndeshjeve në grupeve të Champions League të Azisë, për shkak të një rikthimi të pandemisë Covid-19 (varianti Omicron) në qytetin e Shanghait.

Përballë izolimit të rreptë, që ka mbizotëruar në këtë qytet që nga fundi i marsit, skuadra kampione kineze e 2018-ës, penalizohet me “kufizime udhëtimi”.

Prandaj, Shanghai Port nuk mund të udhëtojë në Buriram, Tajlandë, ku ata duhej të luanin ndeshjet e tyre të Grupit J, ku përfshihet gjithashtu Vissel Kobe të Japonisë, Chiangrai United të Tajlandës dhe klubi Kitchee FC i Hong Kongut.

Takimi i parë ishte planifikuar për të shtunën më 16 prill kundër Vissel Kobe të Andrés Iniestas. AFC tha se të gjitha ndeshjet e Shanghai Port janë anuluar dhe klubi kinez nuk do të zëvendësohet. Në vitin 2017, e njëjta skuadër (atëherë quhej Shanghai SIPG) kishte arritur në gjysmëfinalen e C1 aziatike, duke humbur ndaj japonezëve Urawa Reds (1-1, 0-1).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league të azisë eliminatore të champions league shanghai port vaksinimi ne tajlande champions league të azisë eliminatore të champions league shanghai port vaksinimi ne tajlande

Sondazh

Poll