Sport

Xavi i kënaqur, por përsërit: “Barça nuk është e varur nga loja e Pedrit”

11 Prill 2022, 10:12 Nga DOSJA
Xavi i kënaqur, por përsërit: “Barça nuk

SPANJE – Barcelona doli nga një ‘kurth’ të dielën në mbrëmje në fushën e Levantes, duke shënuar tre gola, pasi Pedri hyri në lojë (2-3).

Trajneri Xavi është i kënaqur për lojtarin e tij, por pas ndeshjes ai është shprehur se performanca e skuadrës “blaugrana” nuk mbështetet tërësisht te çudibërësi i ri.

“Jo, nuk do të thosha se Barça është e varur nga Pedri. Edhe pse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. E kam thënë disa herë. Unë kam thënë tashmë shumë gjëra të mira për të. Ai është një lojtar që na bën të ndjejmë emocione. Është i mrekullueshëm. 

Ai është një lojtar që, si Gavi, Adama Traoré, apo Luuk de Jong, ka dëshmuar se mund të bëjë diferencën sot. Ne u themi lojtarëve që duhet të jenë gati. Pavarësisht nëse luani 3, 13 apo 90 minuta, është e rëndësishme që të gjithë lojtarët t’i japin diçka ekipit”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtor sportiv te barcelona mesfushori pedri një lajm i mirë ky për xavi hernandez drejtor sportiv te barcelona mesfushori pedri një lajm i mirë ky për xavi hernandez

Sondazh

Poll