Sport

“E kam njohur që fëmijë”, Ronaldinho: “Raphina? Më pëlqen ta shikoj kur luan”

11 Prill 2022, 09:46 Nga DOSJA
“E kam njohur që fëmijë”, Ronaldinho: “Raphina?

SPANJE – Legjenda e Brazilit, Ronaldinho (42 vjeç) flet me superlative për një bashkatdhetar të tij, i cili thuhet se do të përfundojë te Barça sezonin e ri.

Duke folur për “Mundo Deportivo”, ai shprehet: “Rastësisht, Raphinha është nga Porto Alegre, qyteti im. Unë jam shok i mirë i babait të tij dhe e kam njohur atë që në fëmijëri. Rastësisht sot punon me Decon (ish-lojtar i Barcelonës) dhe gjërat po i shkojnë shumë mirë. Ai është një i ri shumë i talentuar.”

Dhe më pas, ai entuziazmon: “Më pëlqen të shikoj kur luan Messi, ia vlen. Edhe nëse Ney, apo Mbappé luan. Por më pëlqen të shikoj edhe Raphinhan duke luajtur.”

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, braziliani ka arritur marrëveshje me Barcelonën. Rrjedhimisht, ai ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare dhe nuk duket të ketë ndonjë problem me strukturat e pagave më të ulëta.

Por problemi me transferimin e Raphinhas është ende tarifa e transferimit: sipas gazetes në fjalë, Leeds ka refuzuar një ofertë fillestare prej 35 milionë €, duke iu referua klauzolës së lirimit prej 75 milion €. Por Ronaldinho vazhdon: “Raphinha ka gjithçka për të qenë i suksesshëm, pavarësisht se ku është.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport historia e ronaldinhos idhulli i tij ronaldinho raphinha të marrë frenat e barcelonës historia e ronaldinhos idhulli i tij ronaldinho raphinha të marrë frenat e barcelonës

Sondazh

Poll