Sport

Sabatini i indinjuar: “Te Roma ndodhin gjëra të turpshme dhe të papranueshme”

11 Prill 2022, 09:17 Nga DOSJA
Sabatini i indinjuar: “Te Roma ndodhin gjëra të turpshme dhe

ITALI – “Me gjithë respektin e duhur për Romën, më duhet të them se jam dëshmitar i disa gjërave të turpshme nga pikëpamja futbollistike dhe sportive. Ajo që ndodh në fushë, kur vjen për të luajtur ndaj Romës është vërtet e papranueshme. Për çdo vendim të gjyqtarit i gjithë stoli hynte në fushë, mendoj se kjo është e padurueshme”.

Kështu është shprehur Walter Sabatini, drejtori sportiv i Salernitana, pas humbjes ndaj verdhekuqve. “Çfarë doni të bëjnë gjyqtarët? Kështu ata i kthejnë vendimet. Nga presioni ata nuk shkojnë as të shohin penalltinë ndaj Gjuriçit. E di, që nëse vij në Romë, edhe mund të humbas, por jo kështu.” 

“I kërkoj falje Mourinhos vetëm që e kam nominuar, nuk do të arrij kurrë në nivelin e tij. Kur të dëgjojë deklaratat e mia, do të thotë se unë nuk kam fituar asgjë. Por unë e dua ekipin tim, ata duan të shpëtojnë veten dhe kanë të drejtë për trajtim të denjë”,- shtoi ai duke folur për “Dazn”.

Mourinho kërkoi falje pas ndeshjes, por për një tjetër episod: “Nuk e fsheh kurrë të vërtetën. Nuk e ndryshoj të vërtetën. Një person nga stolin tim kishte thënë ‘kthehuni në Serie B’. Më vjen keq për fjalët që djali ka folur, kërkoj ndjesë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “epokës mourinho” “olimpico” të romës drejtori i përgjithshëm i romës trajneri aktual i romës walter sabatini “epokës mourinho” “olimpico” të romës drejtori i përgjithshëm i romës trajneri aktual i romës walter sabatini

Sondazh

Poll