Sport

Ky De Bruyne, gati të përmirësojë ‘rekordet’ e De Bruynit të zakonshëm…

11 Prill 2022, 08:42 Nga DOSJA
Ky De Bruyne, gati të përmirësojë ‘rekordet’ e

ANGLI – Mes gjithë emrave, që Pep Guardiola dhe Jürgen Klopp spikatën në ndeshjen e kësaj të diele, mbi të tjerët në fushën e “Etihad Stadium”, ishte Kevin de Bruyne.

Mesfushori belg “mbretëroi” në barazimin 2-2 mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, gjë që skuadra e Guardiolës ruajti epërsinë e një pike, por edhe duke u afruar pak më pranë titullit të 8-të të Premierligës, i dyti radhazi.

Ai shënoi goli i parë të ndeshjes. Kishin kaluar vetëm pesë minuta, kur De Bruyne nuk mendoi dy herë për të lëshuar një gjuajtje me këmbën e majtë, ku portieri Alisson nuk mundi të bënte asgjë për të penguar golin e pesëmbëdhjetë të sezonit për De Bruyne.

Por disa shifra, kërcënojnë të kalojë “rekordet”e karrierës së tij, kur në sezonet 2014-15 (Wolfsburg) dhe 2019-20 (Manchester City) ai shënoi 16 gola në të gjitha garat.

Përtej golit, De Bruyne dominoi zonën e gjerë të fushës, pasi kreu – 43 prekje, 23 nga 29 pasime të përfunduara (79%), gjashtë topa të rikuperuar dhe dy raste të krijuara. Në moshën 30-vjeçare, ai dëshmoi se ishte në kondicion të plotë fizik, çka e dëshmoi duke sfiduar edhe Virgil van Dijk, si në situatën e minutës së 87-të.

Me Cityn ende në garë në tre evente, me mesfushorin belg Kevin de Bruyne në këtë nivel, trajneri Guardiola mund të ëndërrojë të përsërisë trisin e trofeve: Champions League, Ligën dhe Kupën e Anglisë, gjë që ai e ka arritur në vitin e tij të parë te Barça.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp guardiola kevin de bruyne trajneri i manchester cityt “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp guardiola kevin de bruyne trajneri i manchester cityt

Sondazh

Poll