Politike

Basha u dorëhoq, Duma: Nuk duam zgjidhje taktike momentale, të shohim vijimësinë

21 Mars 2022, 20:26 Nga DOSJA
Basha u dorëhoq, Duma: Nuk duam zgjidhje taktike momentale, të shohim

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma tha se dorëheqja e kryedemokratit Lulzim Basha ishte lajm i mirë. E ftuar në “Open”, Duma tha se tashmë mbetet vetëm të zgjidhen platformat për ringritjen e Partisë Demokratike.

“Dorëheqja e Bashës është lajm i mirë, për t’u përshëndetur. Tani dua të shoh rrugët se si mund të ngremë PD-në në madhësinë që i takon se e kam parë procesin që vjen pas dorëheqjes si të nevojshëm. Ajo që dua të shoh rrugët e zgjidhjes për ta bërë PD-në të madhe sërish. Vërtetësia e këtij akti, shkuarja deri në fund e këtij akti, do shihet në vëjimësi kur të bëhen zgjedhjet brenda partisë. Duhet të shohim platformat për ringritjen e partisë. Nuk duam zgjidhje taktike momentale,” tha Duma.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha grida duma dorehiqet lulzim basha grida duma

Sondazh

Poll