Politike

Agron Shehaj: A ka bërë vërtetë dorëheqjen Basha? S’e besoj…

21 Mars 2022, 22:41 Nga DOSJA
Agron Shehaj: A ka bërë vërtetë dorëheqjen Basha?

TIRANË- Deputeti demokrat Agron Shehaj ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës vlen për ata që e njihnin si kryedemokrat, pasi pjesa tjetër e ka shkarkuar atë prej kohësh. I ftuar në emisionin ‘Politico’ në Top Channel, Shehaj tha se kjo që Basha bëri sot ishte e organizuar prej kohësh, pasi sipas tij partitë vendosin me votë dhe kjo nuk ndodhi në PD. Ai ngriti pyetjen a ka dhënë vërtët dorëheqjen Basha nga PD-ja.

“Dorëheqja e Bashës vlen për ata që e njohin, ne e kishim shkarkuar prej kohësh. Fakti që ka marrë kohë, duket se ka planifikuar edhe çfarë ndodh më pas, kanë vendosur kush do bëhet kryetar i përkohshëm, kur do bëhen zgjedhje brenda PD. Partitë vendosin me votë, Basha dhe mbështetësit e tij legjitimitetin e mbanin mbi faktin se thonin kemi shumicën, zgjedhjet treguan se nuk e kanë shumicën. Nuk kam shumë besim te ky vendim. Duhet një gjuhë e përbashkët me Komisionin e Rithemelimit pa dyshim. Lind pyetja a e ka dhënë vërtetë dorëheqjen?”, tha Shehaj.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron shehaj dorehiqet lulzim basha agron shehaj dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll