Politike

Basha u dorëhoq, Kryemadhi: E prisnim që pas 6 marsit, Berisha s’besoj se ka ndikuar…

21 Mars 2022, 20:29 Nga DOSJA
Basha u dorëhoq, Kryemadhi: E prisnim që pas 6 marsit, Berisha

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se dorëheqjen e Lulzim Bashës e prisnin që pas humbjes në 6 mars. E ftuar në emisionin ‘Que Vadis’ në Vizion Plus, Kryemadhi tha se devotshmëria që Basha ka për vulën dhe selinë e PD-së, nëse do e kishte kundër Ramës, do të ishte në pushtet tani. Ajo ka thënë se as LSI-ja dhe as Berisha nuk kanë ndikuar në këtë vendim të Bashës, pasi vetëm sa kanë bërë detyrën e tyre.

Monika Kryemadhi: Shiko ajo duhet parë në dy këndvështrime. Çdo zvarritje e Bashës në PD, nuk e unifikonte partinë, dhe e vetmja zgjidhje që të largohej me bonsensus, do ishte pas 6 marsit. Vota e lirë i jep zgjidhje përfundimtare situatës në PD. Nëse PD nuk është e unifikuar, nuk mund të bëhet një opozitë. Nuk është ndonjë risi në jetën politike. Normal që e prisnim. Deputetët e PD-së e kanë bojkotuar dy herë Parlamentin kur fliste ai. Në një farë mënyre, grupi përkrahës i Bashës tashmë do bëj llogari për veten e tij. Duke pasur parasysh, që militantët e partisë janë me Grupin e Rithemelimit. Ngrirje dhe shkrirje do ketë me të. Kjo devotshmëri kaq e madhe që ka Basha për vulën dhe PD, ta kishte për luftën kundër Edi Ramës, opozita do ishte në pushtet. Shantazhime që mund t’i vijnë e bëjnë Bashën që të mbajë një post politik, në mënyrë që të mos ecë më tej me dosjet Muzin dhe dosjen belge.

Pyetje: A ndikoi Berisha dhe LSI në dorëheqjen e Bashës?

Monika Kryemadhi: Nuk e mendoj kështu, dua të largoj zotin Meta. Meta dekretoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e pjesshme vendore, ja kërkoi KQZ-së, pasi PS-së nuk e donte zgjedhjen në 5 bashki. Ne si LSI ishim vëzhgues në këto zgjedhje. Meta ishte detyruar ta bënte. Përsa i përket zotit Berisha, ai mund të flasë vetë. Berishës i duhej të hynte në zgjedhje. Janë gjithë ata deputetë që janë themelues të PD-së, për ta ishte një mënyrë për të treguar se janë shumica e PD-së.

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha monika kryemadhi dorehiqet lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll