Politike

Paloka: Isha kundër 8 janarit, Basha provokonte, thoshte të vijnë se kemi marrë masa

21 Mars 2022, 22:05 Nga DOSJA
Paloka: Isha kundër 8 janarit, Basha provokonte, thoshte të vijnë

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Edi Paloka tha se ka qenë kundër protestës së dhunshme që u zhvillua më 8 janar në selinë blu.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Paloka tha se ai vetë nuk donte të shkonte, por ka pranuar pasi ka dëgjuar shumë kolegë të tij që deklaronin se i kishin marrë masat e nevojshme. Mes tyre, ai përmendi edhe kryetarin në ikje të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Unë kam qenë i sigurtë që hyja edhe më 8 janar në PD.Nuk besoj se do të më ndalojë ndonjëherë njeri të hyj, por nuk është kjo zgjidhje për mua. Unë kam qenë kundër 8 janarit, dhe nuk do të shkoja, sikur të mos dëgjoja në fakt që shumë prej kolegëve të mi aty të thonin le të vijnë. Duke filluar që nga Basha që thoshte i kemi marrë të gjitha masat. Që do të thotë që provokonin, në mënyrë intenacionale,”- tha ndër të tjera Paloka.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll