Politike

Jo foltore! Berisha ndërmerr një tjetër tur në të gjithë Shqipërinë, Noka: Për bashkimin!

21 Mars 2022, 22:09 Nga DOSJA
Jo foltore! Berisha ndërmerr një tjetër tur në të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, anëtar i Komisioni të Rithemelimit, Flamur Noka ka zbuluar se Sali Berisha do të ndërmarrë një tjetër tur nëpër Shqipëri, pasi e bëri këtë më herët me “Foltoren”. I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, Noka tha se ky do të jetë “turi i bashkimit në bazë”.

Ai theksoi se asnjë demokrat, veç të emëruarve, nuk do të qëndrojë më me Bashën, por do të bashkohen me Komisionin e Rithemelimit.

“Do të shihni turin e bashkimit në bazë të Berishës. Veç të emëruarve, nuk ka demokrat që do të rrijë me “Bravën”. Dera është e hapur për të gjithë. Ka filluar procesi për këtë tur, duke krijuar një kohezion në bazë. Çdo demokrat është i ftuar t’i bashkëngjitet. Pas 6 marsit kanë filluar kryetarë degësh që kanë hapur dyert për Komisionin e Rithemelimin. Këta kryetarë degësh kanë qenë mbështetës të Bashës deri më 6 mars,”- tha Noka.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike flamur noka flamur noka

Sondazh

Poll