Politike

Kryemadhi: Metodologjia Rama-Basha ka bërë që Meta t’i rikthehet politikës

21 Mars 2022, 21:39 Nga DOSJA
Kryemadhi: Metodologjia Rama-Basha ka bërë që Meta t’i

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se motoda që ka ndjekur kryeministri Edi Rama me Lulzim Bashën kanë bërë që të rikthehet presidenti Ilir Meta në politkë. E ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Kryemadhi theksoi ajo mbas zgjedhjeve të 25 prillit do të largohej nga politika.

“Mbas 25 prillit e kisha lënë që do largohesha. Basha më kerkonte të mos deklaroja se nuk do të jesh pjesë e qeverisë. Por Monikës vetëm për pushtet nuk i bëhet vonë. Se pushteti të vendos me shpatulla për muri, nuk të bën dot që ti të jesh në komunikim me njerëzit. Metodologjia që ndoqën të dy bashkë, Basha dhe Rama nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse rikthimin e Metës në politikë. Një politikan që ka fituar të gjitha betejat ligjore”, tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll