Politike

Salianji: Nëse PD nuk bashkohet, në zgjedhjet e tjera nuk do të jemi as konkurrues

21 Mars 2022, 22:31 Nga DOSJA
Salianji: Nëse PD nuk bashkohet, në zgjedhjet e tjera nuk do të

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se pas largimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, duhet që partia të bashkohet dhe të dy palët të tërhiqen nga pozicionet e tyre.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Salianji theksoi se nëse njëra nga palët nuk tërhiqet, sipas tij në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike nuk do të jetë as konkurruese.

Duhet një grup negociimi me pjesën tjetër të PD për të bërë të mundur bashkimin. Pjesa e Komisionit të Rithemelimit duhet të tërhiqet nga shantazhi apo forma e presionit që Prilli është vendosur afati fundor. Duhet të lihen mundësi negocimi. Kjo çon në një bashkim. Sot zyrtarisht ka një Parti Demokratike të Shqipërisë. Duhet të ketë një bashkim të të gjitha palëve.

Nuk duhen vendosur 1000 teknikalitete nga njëra palë dhe as nga pala tjetër. Nëse nuk tërhiqet njëra nga palët, Partia Demokratike në zgjedhjet e tjera nuk është as konkurruese jo më që të fitojë”, u shpreh Salianji.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha ervin salianji dorehiqet lulzim basha ervin salianji

Sondazh

Poll