Politike

Salianji: Rikandidon Basha? Unë jap dorëheqjen, s’e ndjek dot më këtë punë…

21 Mars 2022, 22:24 Nga DOSJA
Salianji: Rikandidon Basha? Unë jap dorëheqjen, s’e ndjek dot

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse Lulzim Basha rikandidon sërish për kryetar të PD-së. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Salianji tha se ai nuk do ndjekë betejën e Bashës dhe Berishës nga mbrapa, pasi e vetmja gjë që do bëjnë është shkatërrimi i PD-së.

“Si rikandidon? Po jep dorëheqjen, jep dorëheqjen, nëse rikandidon, të vazhdojnë të dy këtë betejë, unë personalisht nuk e ndjek dot këtë punë. Të vazhdojnë dhe ta shkatërrojnë, këtu do jemi. Nëse qëndrohet në llogore me të dy palët, këtu do të jemi. Shpresoj të përgënjeshtrohem, do të vijnë zgjedhjet lokale dhe nëse bëhen truke, mos presim të çojmë dhe njëherë njerëzit në përplasje,” tha Salianji.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha ervin salianji dorehiqet lulzim basha ervin salianji

Sondazh

Poll