Politike

A do të regjistrojë gjykata statutin e Berishës? Ristani: Janë tre dokumenta bazë

21 Mars 2022, 22:28 Nga DOSJA
A do të regjistrojë gjykata statutin e Berishës? Ristani:

TIRANË- Arben Ristani ka shpjeguar procesin e regjistrimit të statutit të Kuvendit të Sali Berishës, i cili ka ngecur dhe në kundërshtim me ligjin ende nuk ka një përfundim

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ristani tha se gjyakta duhet ta regjistronte statutin dhe se firmat janë të rregullta. Dorëheqja e Bashës, duket se i hap rrugën edhe gjykatës për ta regjistruar këtë statut.

Arben Ristani: Në gjykatën e Tiranës është vendosur regjistri themeltar i partive politike. Çdo akt regjistrohet aty. Gjyqtari shikon a është akti konform Kushtetutës. Aty ka patur dy kërkesa sepse Kuvendi i korrikut është para dhjetorit dhe është regjistruar. Do të shqyrtohet Kuvendi i dhjetorit.

Neritan Sejamini: Kërkesën gjykatës nuk ia kanë përcjellë persona të autorizuar nga partia.

Arben Ristani: Organi më i lartë i PD është Kuvendi.

Neritan Sejamini: Gjykata do të kërkojë firmat e anëtarëve të Kuvendit.

Arben Ristani: Janë tre dokumenta bazë. 4200 firma që kërkuan mbledhjen e Kuvendit. E dyta, çdo delegat ka kartën e delegatit dhe kartën e ID. E treta, është bërë votim dhe në votim çdokush ka votuar, ka lënë numrin e kartës së identitetit plus firmën. Këto lloj kërkesash duhet të shqyrtohen brenda 30 ditëve. GJykata në mënyrë të kundërligjshme nuk e ka shqyrtuar, për shkak të ndërhyrjes së qeverisë. Meqenëse u hap kjo rrugë, gjyakta e shqyrton dhe kjo histori mbyllet.

Marrë nga TPZ.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ristani dorehiqet lulzim basha arben ristani dorehiqet lulzim basha

Sondazh

Poll