Politike

Marku: Berisha të vijë në krye të PD! Zgjedhje të lira s’ka bërë kurrë, ka rrah dhe njerëz

21 Mars 2022, 21:51 Nga DOSJA
Marku: Berisha të vijë në krye të PD! Zgjedhje të lira

TIRANË– Pedagogu dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku është shprehur se ai që duhet të vijë në krye të Partisë Demokratike është ish-kryeministri Sali Berisha. I ftuar në “Opinion”, Marku tha se përderisa është votuar, duhet të sjellë PD-në në pushtet. Ai shtoi gjithashtu se Berisha kurrë s’ka bërë zgjedhje të lira dhe se madje ka dhunuar njerëz që e kanë votuar kundër. 

Pjesë nga biseda: 

Mark Marku: Bashën e ka mundur Berisha zotëri, të vijë tani të marrë përgjegjësinë që i takon dhe ta çojë PD-në në fitore.

Blendi Fevziu: Të vijë Berisha në krye të PD?

Mark Marku: Po, po, po, nuk kanë votuar as Oerdin, as Çlirim Gjatën, as Flamur Nokën, pse të shtiremi, këta thonë ne kemi bërë kongresin etj, etj. Ok. Ju jeni në Gjykatë të dyja palët për regjistrim. Ky është një sherr idiot, të hapin procesin dhe të zhvillojnë zgjedhje. Kurrë PD-ja s;ka bërë zgjedhje të lira, kurë s’e ka bërë Berisha këtë gjë, madje edhe ka rrahur njerëz aty kur e kanë votuar kundër.

Oerd Bylykbashi: Je jashtë piste, o Mark

Mark Marku: Po, jo more

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet mark marku sali berisha dorehiqet mark marku sali berisha

Sondazh

Poll