Sport

Kupat e Europës: Baner për “paqen në Ukrainë” para ndeshjeve çerekfinale…

8 Mars 2022, 05:50 Nga DOSJA
Kupat e Europës: Baner për “paqen në Ukrainë”

ZVICER – UEFA vazhdon të mbajë një qëndrim kundër ndërhyrjes së armatosur të Rusisë në Ukrainë.

Pas largimit të ekipeve kombëtare dhe klubeve ruse nga të gjitha garat deri në një njoftim të mëtejshëm, si dhe ndërprerjes së partneritetit me “Gazprom”, organi qeverisës i futbollit europian, sipas raportimeve, ka vendosur për një iniciativë të re për ndeshjet e ardhshme të kupës europiane.

Me rastin e ndeshjeve të kthimit të raundeve me eleminim direkt në Champions League dhe të pjesës së parë të raundeve eleminatore të Europa League, si dhe të Conference League, të planifikuara për t’u zhvilluar midis të martës dhe të enjtes, ekipet në fushë do të shoqërohen edhe me një baner në favor të paqes.

Banerat do të vendosen në fushën e lojës në kohën e himneve të garave, para fillimit dhe do të përmbajë fjalën “Paqe”. Gjatë ndeshjeve do të ketë gjithashtu reklama me banerat.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “gazprom arena” champions league deri tani dekalrata e uefa-s eliminatore të champions league të rusisë në ukrainë “gazprom arena” champions league deri tani dekalrata e uefa-s eliminatore të champions league të rusisë në ukrainë

Sondazh

Poll