Sport

FIFA u hap dyert të huajve në Rusi dhe Ukrainë: Ata mund ta ndërpresin kontratën tani…

8 Mars 2022, 05:42 Nga DOSJA
FIFA u hap dyert të huajve në Rusi dhe Ukrainë: Ata mund ta

ZVICER: Lojtarët dhe trajnerët e huaj, të punësuar në ligat ruse dhe ukrainase, do të mund t’i shohin kontratat e tyre të “pezulluara” deri në fund të sezonit dhe do të jenë në gjendje të angazhohen lirisht diku tjetër në pranverë, njoftoi FIFA në një deklaratë të lëshuar në mbrëmje.

Nga ana ruse, e ndaluar nga bota sportive pas pushtimit të Ukrainës dhe e privuar nga garat ndërkombëtare, qëllimi është të “lehtësojë largimin” e të gjithë atyre, që nuk kanë gjetur një marrëveshje me klubet aktuale, shpjegon organizmi botëror.

Ata do të kenë kështu “të drejtën për të prishur në mënyrë të njëanshme kontratën e punës” deri më 30 qershor 2022 dhe do të jenë në gjendje të angazhohen në një tjetër kampionat “deri më 7 prill”, edhe jashtë periudhave të transferimit.

Lojtarët dhe trajnerët e huaj në Ukrainë do të përfitojnë nga e njëjta dispozitë, për t’i lejuar ata të “punojnë dhe të marrin një pagë”, ndërsa “mbrojnë klubet ukrainase” të ndalura nga përleshjet.

Së fundi, lojtarët e vegjël që largohen nga Ukraina do të trajtohen nga FIFA, si të mitur refugjatë, duke hyrë kështu në tregun ndërkombëtar normalisht të mbyllur për fëmijët nën 18 vjeç.

FIFA, e cila ka pezulluar Rusinë nga Kupa e Botës 2022, edhe pse ndaj saj rrezikon një apel në CAS kundër këtij vendimi, “përsëriti qëndrimin e saj pas përdorimit të forcës nga Rusia në Ukrainë”, duke bërë thirrje për “një ndërprerje të shpejtë të armiqësive”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 200 federata të lidhura me fifa-n prishur në mënyrë të njëanshme rusia grumbullon 90 mije trupa ne kufi me ukrainen si shkelje e nenit 11 të kodit disiplinor të fifa-s 200 federata të lidhura me fifa-n prishur në mënyrë të njëanshme rusia grumbullon 90 mije trupa ne kufi me ukrainen si shkelje e nenit 11 të kodit disiplinor të fifa-s

Sondazh

Poll