Sport

Sacchi: “Milani shpenzoi më pak se të tjerët, por drejtuesit ndërtuan një ekip të madh”

7 Mars 2022, 12:50 Nga DOSJA
Sacchi: “Milani shpenzoi më pak se të tjerët, por

ITALI – Në komentin e tij për “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i njohur kuqezi, Arrigo Sacchi, ka folur për Milanin, i cili tani udhëheq renditjen e Serie A, pas një tregu transferimi në të cilin ai nuk ishte protagonist.

“Nga katër më të mirat në Serie A, Milani është klubi që ka shpenzuar më pak. Inter, më pak se Napoli dhe më pak se Juve.

Kjo do të thotë se drejtuesit dhe menaxherët e këtyre klubeve, kanë qenë të mirë në mbajtjen e buxheteve të tyre në rregull dhe në ndërtimin e një ekipi shumë konkurrues!”

Ish-trajneri është shprehur edhe për ndeshjen Napoli-Milan në ‘Maradona’: “Kuqezinjtë u mbrojtën mirë si ekip, më pas Hernandez dhe Leao më lanë përshtypje. Po, mund të qëndrojnë deri në fund në krye.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “diego armando maradona” i napolit “giuseppe meazza” të milanos arrigo sacchi me kuqezinjtë e milanit “diego armando maradona” i napolit “giuseppe meazza” të milanos arrigo sacchi me kuqezinjtë e milanit

Sondazh

Poll