Sport

Nuk u transferua dot te Juvents, ‘Marca’ jep lajmin e bujshëm; Suarez drejt Serie A

7 Mars 2022, 12:48 Nga DOSJA
Nuk u transferua dot te Juvents, ‘Marca’ jep lajmin e bujshëm;

ITALI– Luis Suarez në Serie A. Disa sezone më parë sulmuesi ishte pranë Juventusit, ndërsa tani është një tjetër mundësi që uruguajani të shkojë në Itali. Luis Suarez ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid dhe në qershor do të jetë i lirë.

Inter po mendon për këtë dhe tashmë ka nisur kontaktet e para me agjentët e lojtarit.Kështu ka raportuar gazeta spanjolle Marca, e cila ka konfirmuar dëshirën e lojtarit për të mos qëndruar në Madrid sezonin e ardhshëm.

Interi i është bashkuar listës së klubeve të interesuara për lojtarin së bashku me Ajax-in, që do të synonte rikthimin e lojtarit në Holandë, Sevilla dhe një klub brazilian. Pista që të çon në MLS është gjithashtu një die. I lindur në vitin 1987, këtë sezon Suarez ka luajtur 34 ndeshje deri më tani me Atleticon duke shënuar 11 gola.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid inter suarez atletico madrid inter suarez

Sondazh

Poll