Sport

Kastrioti dhe Laçi ndajnë pikët miqësisht, Teuta bën “të fortin” dhe fiton ndaj Egnatias

7 Mars 2022, 15:27 Nga DOSJA
Kastrioti dhe Laçi ndajnë pikët miqësisht, Teuta bën

TIRANE Në mesditën e kësaj hëne të 7 marsit, duke nisur nga ora 13:45, u luajtën dy nga ndeshjet e javës së 24-t të Abissnet Superiores. Krutanët dhe kurbinasit, si fqinjë, u ndanë në barazim 1-1 midis tyre. Ndërkohë, Teuta fitoi mininalisht 1-0 në transfertë, duke iu larguar rrezikut për t’u future në “vallen” e mbijetesës.

Kastrioti-Laçi 1-1

Ndodh që edhe një barazim të marrë vlerën e një fitoreje. Kështu i ndodhi skuadrës së Kastriotit, e cila nga disavantazhi, ia arriti të barazojë dhe të marrë një 1 pikë, tepër të vlefshme në përpjekjet e saj për të mbijetuar. Ndërkohë kurbinasit, pas atij në shtëpi ndaj Egnatias, rregjistrojnë barazimin e dytë në fushën e Kamzës, rezultat që nuk i lëkund pozitat në renditje.

Bardhezinjtë kurbinas ishin të parët që kaluan në epërsi. Në minutën e 21-të ishin Guido, i cili pas rikthimit në skuadër, tregoi se nuk e ka harruar rrugën e golit. Ishte po i njejti lojtar, pas minuta më vonë, që shënoi por goli i tij u konsiderua i pavlefshëm, pasi Akinyemi ishte në pozicion jashtë loje.

Me fillimin e pjesës së dytë, krutanët ishin më kërkues. Sidoqoftë do të vinte minuta e 58-të, që Kaina të barazonte shifrat në 1-1, rezultat ky që nuk do të ndryshonte deri në fund të takimit. Ndërkohë pas këtij episodi, kurbinasit e humbën qartësinë, sidomos në fazën finale të sulmit, duke shpërdoruar dhe duke u pajtuar me barazimin.

Pas këtij rezultati, Laçi, në kuotën e 45 pikëve vazhdon ta ruajë vendin e dytë, ndërkohë që Kastrioti 22 pikë, renditet në zonën e “play-out”-it me -1 pikë më pak se Egnatia në vendin e shtatë.

Egnatia-Teuta 0-1

“Djemtë e detit” të Teutës bënë “të fortin” në Rrogozhinë, duke fituar minimalisht 1-0 ndaj Egnatias, një sukses i nevojshëm për të krijuar një situatë psikologjike te durrsakët. Edhe pse me mungesa të konsiderueshme në formacion, skuadra e Arapit bëri atë që i kërkohej në “Egnatia Arena”. Pas një gabimi në mbrojtje, 22-vjeçari Klejdi Daci përfitoi nga rasti dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke çuar rezultatin në 1-0.

Në fraksionin e dytë, skuadra rrogozhinase e Egnatia u përpoq të ndryshonte rrjedhën e takimit. Luftoi shumë, krijoi raste, por nuk mundi të barazonte, si për të aftësi të skuadrës durrsake, por edhe për nxitim të futbollistëve të skuadrës së Ramadanit. Nuk munguan edhe rastet për penallti të pretenduara, por jo për gjyqtarin. Duhet thënë se te Egnatia u vërejtën edhe shenja të një vetëkënaqësie, pas katër pikëve të fituara në dy ndeshjet e fundit.

Pas këtij rezultati, renditja e të dyja skuadrave nuk ndryshoi: Teuta vazhdon në vendin e gjashtë, por tani me 28 pikë, e distancuar me 5 pikë më tepër se Egnatia që e ndjek në vendin e shtatë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bardhezinjtë kurbinas të laçit egnatia e rrogozhines i cili u rikthye te kastrioti pas eksperiencave me laçin dhe teutën një barazim të marrë vlerën e një fitoreje bardhezinjtë kurbinas të laçit egnatia e rrogozhines i cili u rikthye te kastrioti pas eksperiencave me laçin dhe teutën një barazim të marrë vlerën e një fitoreje

Sondazh

Poll