Sport

⚠️ Dalin pamjet e dëmtimit të Mbappe, sulmuesi rrezikon Real Madrid! Gueye kërcënohet…

7 Mars 2022, 20:33 Nga DOSJA
⚠️ Dalin pamjet e dëmtimit të Mbappe, sulmuesi rrezikon Real

FRANCË– Dy humbje në dy ndeshjet e fundit jashtë fushe për Paris Saint-Germain në kampionatin francez. Jo tamam mënyra më e mirë për t’iu afruar ndeshjes së dytë për raundin e 1/16-tës së Champions League ndaj Real Madrid. Për të prishur atmosferën te Bleus, mbërriti edhe lajmi i keq për dëmtimin e Kylian Mbappe në stërvitje. Kushtet e sulmuesit, fitues i ndeshjes në ndeshjen e parë kundër merenges shqetësojnë PSG-në.

Sulmuesi, në fakt, siç është komunikuar nga klubi francez, ka pësuar një goditje në këmbën e majtë gjatë stërvitjes të së hënës që nuk e ka lejuar të përfundojë seancën me shokët e skuadrës. Kishte frikë për një frakturë, por ekzaminimet e hershme e përjashtuan këtë hipotezë. Megjithatë, francezi mbetet ne dyshim për takimin e së mërkurës dhe brenda 24 orëve klubi do të që do të bëjë një sqarim të ri për gjendjen e tij.

 

??? ÚLTIMA HORA | Este es el momento exacto en el que Mbappé se lesiona ¡Gueye le pisa accidentalmente!https://t.co/BvgqsJPPjP pic.twitter.com/WXYCQhp7mU

— Deportes Cuatro (@DeportesCuatro) March 7, 2022

Lojtari në fjalë që e dëmtoi ishte Gueye dhe menjeherë si ai dhe gruaja e tij, në rrjetet sociale, kanë kufizuar mesazhet dhe komentet e marra me plot mllef dhe urrejtje sepse fajtor se kishte dëmtuar yllin e PSG në stërvitje…

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mbappe psg real madrid mbappe psg real madrid

Sondazh

Poll