Sport

Tifozët e City-t e ekzagjerojnë pas derbit, ngacmojnë në rrugë Alex Ferguson; Kurrë…

7 Mars 2022, 20:09 Nga DOSJA
Tifozët e City-t e ekzagjerojnë pas derbit, ngacmojnë në

ANGLI– Sir Alex Ferguson në shënjestër të disa tifozëve të Manchester City jashtë Etihad. Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 4-1 ndaj rivalëve të United. ‘Qytetarët’ ruajnë kryesimin e Premier League, ndërsa “Djajtë e Kuq” janë në vendin e pestë dhe larg sfidës për titull. Në stadium ishte edhe Sir Alex Ferguson, ish-trajneri i United.

80-vjeçari u vu në shënjestër të disa tifozëve të Cityt teksa po largohej nga stadiumi. Njëri në veçanti vendosi ta shqetësonte. Një burrë, teksa skocezi po merrej nga sigurimi, filloi të bërtiste: “Kurrë në jetën time!” Ish-trajneri e përdori një herë këtë frazë kur u pyet nëse City do të ishte në gjendje të kryesonte Unitedin në renditje.Por tifozët filluan të këndonin edhe korin “City, City, City”. 80-vjeçari zgjodhi të mos përgjigjej dhe u largua. Këto momente janë marrë me smartphone nga disa persona të pranishëm dhe më pas videot janë shfaqur në ueb.

Shumë përdorues në rrjetet sociale komentuan imazhet, duke i gjykuar veprimet e tifozëve të Cityt si tepër mosrespektuese: “Të neveritshme… është një person i moshuar”, shkruan dikush. Dhe një tjetër shton: “Ngacmimi i një të moshuari, sjellje e pahijshme”. Një i tretë tha: “Pse dikush do të mendonte ndonjëherë se kjo është qesharake ose e përshtatshme, rivalët ose jo nuk duhet ta bëjnë kurrë këtë.” Ndërsa dikush bënte shaka: “Ky është një njeri që trembi zyrtarët e ndeshjes, ai mund ta përballojë atë”.

 

Sir Alex Ferguson leaving the Etihad this evening… pic.twitter.com/TnrQuGs7KH

— Away Day Bible (@AwayDayBible) March 6, 2022

Tifozët e Cityt shfaqën edhe një pankartë që talleshin me ish-trajnerin gjatë ndeshjes, ku shkruhej “Kurrë në jetën time”. Ferguson drejtoi Manchester United vazhdimisht për 27 vjet, nga 1986 deri në vitin 2013, dhe fitorja e fundit e klubit në Premier League daton në 2013, viti i lamtumirës së tij. City që atëherë e ka fituar titullin katër herë dhe çdo sezon e ka kaluar në renditje United, duke u vendosur si një forcë dominuese në futbollin anglez.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ferguson manchester city manchester united ferguson manchester city manchester united

Sondazh

Poll