Sport

I ngatërruan me tifozët e Lazios, ultrasit e Cagliarit bëjnë për spital dy turistët

7 Mars 2022, 19:46 Nga DOSJA
I ngatërruan me tifozët e Lazios, ultrasit e Cagliarit bëjnë

ITALI– Shfaqje të dhunshme në Sardenjë para dhe pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Lazios. Policia po punon për identifikimin e autorëve. Pasditen e së shtunës, në zonën qendrore të qytetit, dy turistë nga Argjentina u ngaterruan si tifozë të Lazios dhe u sulmuan me shkelma, shuplaka dhe grushta nga një grup tifozësh të Cagliarit.

Disa njerëz që kalonin nëpër zonë thirrën policinë, ndërkohë agresorët u larguan para mbërritjes së policisë. Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca e cila transportoi në spital një prej turistëve. Njëri nga dy argjentinasit përfundoi në spital por u lirua me një prognozë prej 15 ditësh.

Dhuna ishte edhe protagonist pas ndeshjes: dy tifozë të Lazios ranë në kontakt me po aq tifozë të Cagliarit në zonën e Via Sassari natën vonë dhe pasi u ofenduan, dy fraksionet ranë në përplasje. Edhe në këtë situatë ka ndërhyrë policia dhe tifozët janë larguar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cagliari lazio serie a cagliari lazio serie a

Sondazh

Poll