Sport

Nuk e dinte ende fatin e Maradonës, ish-trajneri e mëson nga një serial; reagimi i tij…

7 Mars 2022, 12:30 Nga DOSJA
Nuk e dinte ende fatin e Maradonës, ish-trajneri e mëson nga një

ARGJENTINË– Tani edhe Carlos Bilardo e di për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Trajneri i Argjentinës, kampion bote në vitin 1986, nuk ishte ende në dijeni të fatit të Pibe de Oro, i cili e konsideronte numrin 10 si djalin që nuk e kishte pasur kurrë.

Që nga maji 2018 ai vuan nga sindroma Hakim-Adams, një sëmundje neurodegjenerative që e detyron atë të kryejë operacione të shumta për trajtimet e nevojshme në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Reagimi i Bilardos për vdekjen e Maradonës

Doktori, i quajtur sipas diplomës së tij në mjekësi me specializim në gjinekologji, e mësoi lajmin duke ndjekur serialin e ri kushtuar atij. Kur lexoi në ekran tekstin ’25 nëntor 2020, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë’ dhe kur dëgjoi fjalët e prokurorit publik të San Isidro-s që konfirmoi lajmin e vdekjes, ai qëndroi në heshtje, duke bërë një gjest të vetëm: atë të shtrëngimit të duarve. Reagimi i Bilardo-s është dhënë nga një gazetar argjentinas në një artikull të publikuar në ‘Cenital’.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport carlos bilardo maradona carlos bilardo maradona

Sondazh

Poll