Sport

Kujtuan se ishte spiun, një tatuazh i Maradonës shpëton një gazetar të arrestuar në Ukrainë

7 Mars 2022, 20:51 Nga DOSJA
Kujtuan se ishte spiun, një tatuazh i Maradonës shpëton një

UKRAINË– Në kaosin që po krijon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, ka ndodhur edhe që një gazetar nga Kili të arrestohet nga ushtria ukrainase dhe më pas të lirohet falë një tatuazhi të Maradonës. Episodi mjaft kurioz përfshiu Daniel Matamala-n, korrespondent në Ukrainë për Chilevisión, dhe kolegë të tjerë. Në rrjetet sociale ai ka treguar gjithçka, duke ndarë mes historive të tij foton e Diego-s. “Sot në një nga postblloqet policia na sekuestroi dokumentet, kamerat dhe telefonat dhe na shoqëroi në komisariat.

Marrja në pyetje e parë ishte mes tensionit: është një vend në luftë dhe dyshohet për spiunë apo diversantë.Një nga policët pa pasaportat e kolegëve të mi dhe tha dy fjalë që i kuptuam: “Messi” dhe “Maradona”. Këtu ndryshoi gjithçka. Kameramani ynë u tregua se kishte një tatuazh të Diego Maradonës në pulpën e tij. Atmosfera ndryshoi shumë dhe falë zotit arritëm të dilnim nga ajo situatë dhe të arrijmë në destinacionin tonë pa probleme”, ka shpjeguar Matamala.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport daniel matamala maradona rusi ukraine daniel matamala maradona rusi ukraine

Sondazh

Poll