Sport

VIDEO/ Trajneri Klopp paralajmëron Liverpoolin: “Interi nuk do të vijë për pushime”…

7 Mars 2022, 17:08 Nga DOSJA

ANGLI – “Shumë ekipe në të kaluarën e kanë rikuperuar rezultatin 0-2. Ndeshja e parë në “San Siro” ishte shumë e vështirë, rezultati përfundimtar i ndeshjes nuk duhet të jetë mashtrues”. 

Në konferencën në prag të ndeshjes së kthimit të 1/16-tës të Champions League kundër Interit, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, paralajmëroi skuadrën e tij: “Nuk duhet të gabojmë, duke menduar se jemi tashmë të kualifikuar. E dimë që Interi ka shumë cilësi dhe se nuk do të vijnë këtu për pushime. Nesër do të përballet me ne për të fituar, por ne do të bëjmë të njëjtën gjë”.

“Rezultati 2-0 është përmbysur më shpesh në futboll, – këmbënguli trajneri gjerman. –Nëse jeni vetëm në gjysmë të rrugës, nëse mendoni se tashmë e keni përfunduar rrugën tuaj, atëherë jeni në rrugën e gabuar. Rezultati përfundimtar i ndeshjes në “San Siro” ishte shumë më i mirë nga sa prisja, nesër na pret një lojë shumë e vështirë. Në xhiron e fundit të kampionatit u rikthye Xheko dhe Lautaro gjithashtu… Për fat të mirë nuk do të ketë kundër nesh Barellan, i cili ka bërë dy asistime me Salernitanën”.

Klopp më pas njoftoi, se Roberto Firmino, Joel Matip dhe Thiago Alcantara kanë qenë duke u stërvitur me grupin: “Bobby (Firmino) është mirë, por duhet të shohim, ai ishte jashtë për një kohë të gjatë. Joel ishte jashtë vetëm 3-4 ditë, kështu që është në rregull. Bobby mund të ketë nevojë për pak më shumë kohë.”

Mbyllja e sezonit dhe për sfidat që i presin “Reds” deri në fund të sezonit: “Ne fillojmë me Interin nesër. Kur pamë shortin, mendova se ishte më i vështiri që mund të kishim. Megjithatë nuk më kujtohet një short që e quanim të lehtë. Pastaj kemi Premier League, turneun më të mirë në botë: nuk ka sfida të lehta, por ne i shijojmë të gjitha.”

? Jurgen Klopp on Inter:

“They are a really good team, they don’t come here as tourists. They want to attack the game. Let’s see what we can get from it.” ? pic.twitter.com/HTmQuAwoMD

— Anfield Watch (@AnfieldWatch) March 7, 2022

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league fitoi “scudetton” e fundit me interin gjermani jurgen klopp kapitenit të liverpoolit “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp champions league fitoi “scudetton” e fundit me interin gjermani jurgen klopp kapitenit të liverpoolit

Sondazh

Poll