Sport

CR7, Rangnick e dinte të dëmtuar, portugezi fluturoi në Portugali, motra thyen heshtjen!

7 Mars 2022, 12:14 Nga DOSJA
CR7, Rangnick e dinte të dëmtuar, portugezi fluturoi në

ANGLI- Në Angli ka polemika për sjelljen e Cristiano Ronaldos, i cili, siç zbulohet nga ‘The Athletic’, u kthye në Portugali për t’u riaftësuar nga dëmtimi i kofshës, pikërisht kur United do të përballej ndaj Manchester City-t në derbi. Ish-shokët e tij të skuadrës ishin të surprizuar nga ky lajm dhe vetë Roy Keane do të shpreheh: “është një robot, që dëmtohet shumë rrallë, është diçka që nuk më bind”.
Motra e CR7 e mohon dëmtimin

Trajneri Rangnick u përpoq të mbrohej kështu (“Duhet t’i besoj stafit tim. Të premten dhe të shtunën doktori më tha që Ronaldo nuk mund të stërvitej fare”), motra e tij Katia Aveiro nuk bëri asgjë tjetër veçse ndezi polemikat që do të diskutohet edhe në ditët në vijim. Motra e portugezit bëri like në një llogari në Instagram që shkruante për një CR7 në 100% të formës dhe i përjashtuar vetëm për arsye taktike.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ragnick ronaldo manchester united ragnick ronaldo

Sondazh

Poll