Sport

Show para legjendave! Lautaro-Dzeko ‘sakatojnë’ Salernitanën, Inter shijon sërish kreun

4 Mars 2022, 21:44 Nga DOSJA
Show para legjendave! Lautaro-Dzeko ‘sakatojnë’

ITALI– Inter mundi Salernitanën me shifrat 5-0 në takimin e parë të javës së 28-të të Serie A dhe rikthehet përkohësisht në vendin e parë. Zikaltrit ndërpresin agjërimin e 425 minutave pa gol dhe ia dalin falë Martinez dhe Dzekos që ishin të etur për të shënuar. Sulmuesi argjentinas do të shënonte në minutën e 22′ dhe 40′ duke mbyllur këtë fraksion të parë me dy gola avantazh.

Në pjesën e dytë, do të ishte sërish Martinez që do të shënonte në minutën e 56′ falë një topi të dhënë nga Dzeko.Dominimi i ziklatërve është i dukshëm dhe tashmë është radha e Edin Dzekos, që të bëjë protagonistin. Boshnjaku shënon golin e katërt dhe pak minuta më vonë shënon të dytin personal dhe të 5-in për Interin.

Ndeshja nuk ka histori, por në minutat e mbetura është portieri Sepe ai që bën heroin dhe i mohon golin Dumfries dhe Correas. Themelore ky sukses për Interin që do të shkojë të martën me një moral më të lartë në Anfield në takimin ndaj Liverpool.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter salernitana inter salernitana

Sondazh

Poll