Sport

VIDEO/ Klubi serb i Crvena Zvezdas: “Histeri anti-ruse”… nuk heq dorë nga Gazprom

4 Mars 2022, 16:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Klubi serb i Crvena Zvezdas: “Histeri anti-ruse”… nuk

SERBI – Ndryshe nga Schalke 04, klubi serb Crvena Zvezda nuk do të mbyllë partneritetin me Gazprom, i cili do të vazhdojë të jetë si sponsor në fanellat e ekipit të Beogradit.

Së bashku me gjermanët dhe Zenitin e Shën Petersburgut, serbët janë një nga tre klubet e sponsorizuara nga kompania ruse, ndërkohë që edhe UEFA tashmë e ka mbyllur bashkëpunimin me Gazprom.

Por nga Zyrihu nuk ka mbërritur asnjë indikacion për klubet: “Nuk kemi marrë asnjë kërkesë, – shprehet Zvezdan Terzić, menaxheri i përgjithshëm i klubit serb, – dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë. Ne kemi folur për sponsorin tonë që nga viti 2010, kur rrezikuam të zhdukeshim për shkak të borxheve: çështja është se nëse nuk do të kishte Gazprom, ndoshta nuk do të kishte më një Crvena Zvezda”.

Terziç, i kontaktuar nga shtypi britanik, vazhdon të analizojë situatën gjeopolitike të lidhur me futbollin: “Ne nuk e miratojmë atë që FIFA dhe UEFA i kanë bërë futbollit rus. Në Europë për momentin ekziston një histeri anti-ruse. Populli serb ka qenë gjithmonë pranë atij rus”.

Për këtë supozim të fundit dëshmon edhe qëndrimi i tifozëve. Me rastin e ndeshjes së fundit të basketbollit të Crvena Zvezda, tifozët e ekipit kënduan: “Rusët dhe serbët, vëllezër përgjithmonë”. 

Serbia, e cila nuk është pjesë e NATO-s, por është zyrtarisht në listën e pritjes për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, zë një pozicion shumë të paqartë në arenën ndërkombëtare, duke pasur parasysh marrëdhëniet e saj shumë të ngushta me Kremlinin.

“Rusi i Srbi braća zauvek”, poručuju navijači Crvene zvezde pic.twitter.com/wbUbok5HHs

— B92 Sport (@b92sport) March 3, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “gazprom arena” crvena zvezda komitetin ekzekutiv të uefa-s schalke 04 “gazprom arena” crvena zvezda komitetin ekzekutiv të uefa-s schalke 04

Sondazh

Poll