Sport

Neuer në fushë 26 ditë pas ndërhyrjes, ai do të jetë në portën e bavarezëve ndaj Salzburgut

4 Mars 2022, 16:28 Nga DOSJA
Neuer në fushë 26 ditë pas ndërhyrjes, ai do të

GJERMANI – Vetëm 26 ditë pas operacionit në meniskun e gjurit të tij të djathtë, të kryer nga Dr. Christian Fink në Innsbruck, portieri Manuel Neuer është kthyer në dispozicion të trajnerit Julian Nagelsmann.

Kapiteni i Bayern Munichut kaloi gjithë seancën stërvitore dhe mori pjesë edhe në finalen 20-minutëshe, duke treguar një gjendje të shkëlqyer fizike dhe gatishmëri për të luajtur.

Siç raporton “Sport Bild”, Neuer nuk do të luajë nesër në radhët e skuadrës bavareze kundër Bayer Leverkusenit; synimi i Nagelsmann është ta ketë atë në portë në takimin e së martës kundër Salzburgut për Champions League.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kapiteni manuel neuer portieri gjerman i bayern munichut të falënderoj edhe julian nagelsmann kapiteni manuel neuer portieri gjerman i bayern munichut të falënderoj edhe julian nagelsmann

Sondazh

Poll