Sport

Statuja e Ronaldos në Madeira, turistët po e kthejnë në ritual, çmenden për…

4 Mars 2022, 18:44 Nga DOSJA
Statuja e Ronaldos në Madeira, turistët po e kthejnë në

PORTUGALI- Cristiano Ronaldo është kthyer në personazhin kryesor në Funchail, kryeqytetin e arkipelagut të Madeiras, që është edhe vendlindja e portugezit. Mjafton të shohim se çfarë po ndodh me statujën e krijuar në vitin 2014 nga artisti Ricardo Veloza për të kuptuar se deri në çfarë niveli ka arritur mania e tifozëve ndaj kampionit të Manchester United.

Statuja e inauguruar në Funchal po gëzon sukses të jashtëzakonshëm. Ndoshta shumë i suksesshëm. Një skulpturë bronzi më shumë se dy metra e lartë dhe peshon rreth 800 kilogramë, e rrethuar vazhdimisht nga turistët që mbërrijnë në qytetin portugez. Në veçanti, pjesa më e rrezikuar do të ishte penisi.

Janë të shumtë turistët që duke vizituar Madeira vendosin të ndalojnë te statuja CR7 për të bërë një selfie. Fatkeqësisht për skulpturën 3.4 metra të lartë të Ronaldos, mijëra njerëz e kanë përjetësuar veten në rrjetet sociale duke fërkuar pjesët e tij intime. Një lloj gjesti supersticioz që përfundoi duke e bërë zonën një ngjyrë dukshëm të ndryshme, më të shndritshme se pjesa tjetër e trupit. “Doja vetëm një foto të tij për t’ia dërguar familjes time – tha me shaka një turist”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport madeira manchester united portugali ronaldo madeira manchester united portugali ronaldo

Sondazh

Poll