Sport

Lamtumira e Abramovich dhe e ardhmja e Tuchel: “Ka pasiguri, po dua të qëndroj te Chelsea”

4 Mars 2022, 17:34 Nga DOSJA

ANGLI – Largimi i Roman Abramovich nga Chelsea ishte tema më e nxehtë në konferencën për shtyp të Thomas Tuchel në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Burnley.

Trajneri gjerman i “bluve” të Londrës, ndër të tjera tha: “Një ditë pas ndeshjes kundër Luton, drejtori Petr Cech na informoi për situatën. Ai foli me të gjithë, përfshirë lojtarët dhe shpjegoi situatën. Kishte shumë gjëra që nuk i denim, sidoqoftë ka pak kuptim të shqetësohemi, sepse nuk kemi ndikim.

E ardhmja ime? Chelsea, nga këndvështrimi im, është një klub perfekt dhe më pëlqen të jem këtu. Shpresoj të vazhdoj. Sigurisht ka pasiguri, por kështu është gjithmonë për ne trajnerët. Jam pozitiv dhe shpresoj që çdo gjë të përfundojë mirë. Jemi shumë të lumtur që arritëm të fitojmë titullin që i mungonte Abramovichit. Ka përfunduar një cikël që ka sjellë pasion dhe përkushtim. Ishte një moment i mirë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas chelsea dhe trajneri tuchel chelsea do të përballet largimi i roman abramovich nga chelsea trajneri i chelsea “blutë” e chelseas chelsea dhe trajneri tuchel chelsea do të përballet largimi i roman abramovich nga chelsea trajneri i chelsea

Sondazh

Poll