Sport

VIDEO/ Pioli, shakaja e tifozit të Napolit bëhet virale: reagimi i trajnerit të Milanit

4 Mars 2022, 19:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Pioli, shakaja e tifozit të Napolit bëhet virale: reagimi i

ITALI– Klima ndizet në pritje të kryendeshjes Napoli-Milan. Një situatë është bërë viral në rrjetet sociale mes trajnerit të Milanit dhe një tifozi të Napolit.Trajneri u ndalua në hyrje të Milanellos nga një grup tifozësh të cilët nxituan të karikonin skuadrën në prag të ndeshjes. Mes tyre edhe një tifoz i fshehtë i Napolit, i cili e ka befasuar Piolin.

“Mister, a mund t’i japësh një mesazh vëllait tim Giuseppe-s?”, ka thënë tifozi. “Po, çfarë t’i them?”, ka pyetur trajneri i Milan-it. “Që të dielën do të humbni”, është përgjigjur tifozi dhe më pas ka shpërthyer në të qeshura.

 

Në seancën e fundit stërvitore ishin të pranishëm Paolo Maldini dhe Frederic Massara. Kurioziteti ishte mbi të gjitha për Zlatan Ibrahimovic: nuk ka asnjë lajm të mirë për suedezin, edhe nëse mbetet një derë e hapur nëse do të jetë pjesë e skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport milan napoli pioli milan napoli pioli

Sondazh

Poll