Sport

‘Do të valëvis flamurin turk në…’/ Habit biznesmeni, gati të blejë aksionet e Chelsea-t

4 Mars 2022, 17:58 Nga DOSJA
‘Do të valëvis flamurin turk në…’/ Habit

ANGLI– Miliarderi turk Muhsin Bayrak është në bisedime me avokatët e Roman Abramovich për të marrë aksionet e klubit të Chelsea-t. Manjati rus ka marrë vendimin për t’i dhënë fund mbretërimit të tij 19-vjeçar në Stamford Bridge.

Miliarderi amerikan Todd Boehly dhe zvicerani Hansjorg Wyss shiheshin si të më të favorizuarit në garë për të blerë klubin që përflitet se vlerësohet 3 miliard paund. Por tani Bajrak ka bërë të ditur se është gati “të valëvitë flamurin turk së shpejti në Londër”.

“Jemi në fazën e negociatave për të blerë klubin e Chelsea-t. Së shpejti do të mbajmë flamurin turk në Londër.” Tha ai për gazetën turke Yeni Safak.“Ne kemi bërë ofertën tonë. Për shkak të luftës me Rusinë dhe Ukrainën në botë. Për shkak se e gjejnë Turqinë të sigurt, ata duan të marrin pjesën më të madhe të parave pas shitjes në Turqi.

Bayrak është kryetar i Bordit të AB Group Holding, një kompani me investime në kriptomonedha, konstruksion, turizëm dhe sektorë të energjisë.Grupi AB, i themeluar nga Bayrak në 1999, është i bazuar kryesisht në Stamboll, por gjithashtu operon jashtë Italisë, Greqisë dhe Spanjës. Kompania vlerësohët 11 miliardë dollarë (8 miliardë £), thuhet gjithashtu se ka investime në Londër.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich chelsea muhsin bayrak abramovich chelsea muhsin bayrak

Sondazh

Poll