Sport

VIDEO/ Dikur bënte namin me gola, tani thuajse ka humbur kujtesën dhe jeton rrugëve pa para

4 Mars 2022, 18:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Dikur bënte namin me gola, tani thuajse ka humbur kujtesën dhe

PARAGUAJI– Apolinar Paniagua, një ish-sulmues paraguaian, e gjen veten duke jetuar në mes të rrugës pas një karriere të suksesshme dhe duke arritur famë dhe lavdi në të gjithë Amerikën e Jugut.Bëhet fjalë për një lojtar që ka fituar tre kampionate në Paraguaj – me fanellat e klubeve prestigjioze si Olimpia dhe Libertad – dhe ka luajtur në Kolumbi, duke fituar titullin me Millonarios e Bogota. Me kombëtaren luajti 18 ndeshje, duke marrë pjesë në Copa America 1975.

 

#Las15Azules ? 1️⃣9️⃣7️⃣2️⃣

Para esta temporada, el equipo no incorporó jugadores de ?? o ?? como de costumbre. Los nuevos refuerzos fueron los ?? Apolinar Paniagua y Miguel Ángel Sossa. pic.twitter.com/xbfBTYJZqb

— Millonarios FC (@MillosFCoficial) April 20, 2020

Në vitet 70 Paniagua ishte me të vërtetë dikush, ai kishte gjithçka. Sot në moshën 75-vjeçare ai është fantazma e vetvetes. Një video e xhiruar orët e fundit ekspozon pa mëshirë gjendjen e tij aktuale: ish-sulmuesi jeton në rrugët e Asuncion, kryeqyteti i Paraguajit. Gazetari kolumbian Hernan Pelaez ndau pamjet e xhiruara nga një grua e cila e pyeti se si quhej dhe në cilat skuadra luante.

Paniagua nuk duket në gjendjen më të mirë, ai është ulur me rrokullisje në rrugë, duke u përgjigjur me vështirësi duke u përpjekur të gjejë informacionin në kujtesën e tij. Olimpia – skuadra më e vjetër dhe më e suksesshme në Paraguaj – është emri që arrin ta shqiptojë dy herë, dukshëm i lidhur me ato ngjyra legjendare.

 

Me llega este video en donde se muestra la situación actual que vive un delantero paraguayo, Apolinar Paniagua qué pasó por el Pereira y salió campeón con Millonarios en 1972 pic.twitter.com/B9TpEHjRdj

— Hernán Peláez Restrepo (@eldoctorpelaez) March 3, 2022

Ish-sulmuesi duket i dobët, ai që shënoi gola në Copa Libertadores, ai që shënoi golin e 2000 në historinë e Millonarios. Ndryshe nga kolegët e tjerë, Paniagua ka shpërbërë gjithçka kishte fituar në karrierën e tij, qiriri i jetës e ka ndezur nga të dyja anët dhe tani i ka mbetur pak dritë. Fatmirësisht askush nuk e ka harruar dhe këto imazhe dramatike kanë shkaktuar një fushatë në rrjetet sociale për t’i dhënë dorën ish-sulmuesit. Të ngrihesh sërish në këmbë për Apolinar është ende e mundur.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport apolinar paniagua paraguaji apolinar paniagua paraguaji

Sondazh

Poll