Sport

Tirana-Partizani, derbi me gjysmën e kapacitetit, ja sa tifozë priten të jenë në stadium

4 Mars 2022, 17:44 Nga DOSJA
Tirana-Partizani, derbi me gjysmën e kapacitetit, ja sa tifozë priten

TIRANË– Ditën e shtunë duke filluar nrë orën 19:45 luhet derbi, luhet Tirana-Partizani, 90 minuta që nuk kanë nevojë për prezantim. Ndeshje që shpëton imazhin e një kampionati të tërë. Nuk ka rëndësi nëse luan për mbijetesë, për kampion, apo sa pikë i ndajnë dy skuadrat: ajo që tifozët nuk falin është humbja në derbi.

Shitja vazhdon normalisht dhe pavarësisht çmimeve të favorshme që klubi i Tiranës ka vënë në dispozicion të tifozëve, të shtunën ‘Air Albania’ do të jetë e mbushur në pothuajse gjysmën e kapacitetit.

Në stadium pritet të jenë të pranishëm diçka më shumë se 10 mijë tifozë, ndërsa interes më të madh kanë shfaqur mbështetësit e ekipit bardheblu.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll