Sport

Reja: “Për refugjatë e luftës ukrainas, kam vënë në dispozicion një nga shtëpitë që kam”

4 Mars 2022, 19:10 Nga DOSJA
Reja: “Për refugjatë e luftës ukrainas, kam vënë

TIRANE Në fund të muajit mars, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion, në fillim me miqësoren e Spanjës, më 26 mars në Barcelonë. Ndërkohë që ndeshja e parë e Ligës së Kombeve përballë Rusisë nuk do të luhet dhe ky mund të konsiderohet një lajm i mirë në aspektin sportiv për objektivat tanë. Trajneri i kuqezinjve Edoardo Reja në një intervistë për “Top Channel” tregon më tepër.

“Duke e parë në këndvështrimin e egoistit, duke qenë se Rusia ishte skuadra pretendente e grupit tonë, ne na vjen shumë mirë që të mos luajmë me ta, edhe pse më vjen shumë keq për situatën që është krijuar. Kjo do të thotë që në qershor do të kemi më tepër kohë për të qëndruar me ekpin të grumbulluar. Por uroj me të vërtetë që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt”.

Për të mbetur në këtë temë, si është situata në qytetin tuaj Gorica, një nga pikat më të afërta të Italisë me Ukrainën?

“Në qytetin tim në Itali, duke qenë se jemi shumë pranë kufirit me Slloveninë, jemi duke pritur familjet nga Ukraina. Aty pranë është spitali i fëmijëve në Trieste dhe një tjetër spital në qytetin tim, që merret po me fëmijët dhe me sëmundjet e rënda. I gjithë rajoni ku jemi, ka vendosur të grumbullojë edhe para për të ndihmuar qytetarët e Ukrainës, ndërkohë që unë personalisht kam vënë në dispozicion për ta një nga shtëpitë që kam, nëpërmjet shoqatës umanitare Karitas”.

Paralelisht me këtë situate, na duhet të përballemi në ndeshjen tonë të parë të vitit 2022 kundër Spanjës.

“Të luash kundër Spanjës është një gjë shumë e madhe. Duke luajtur kundër Spanjës shohim se në çfarë pike jemi. Duhet të përpiqemi të përballemi në mënyrë të denjë që edhe të kemi mundësinë t’i tregojmë tifozerisë shqiptare që edhe përballë skuadrave të tilla mund të jemi competitivë”.

Do të ketë Shqipëria ndryshime për kompeticionet e radhës?

“Unë e kam tashmë një grup lojtarësh dhe do të vazhdoj përpara me ta. Për shembull Broja, konsiderohet një i ri, por tashmë ai është një lojtar më i pjekur dhe po përmirësohet shumë, e kam ndjekur. Do të jetë Asllani një nga emrat e rinj, i cili ka qenë pjesë e ekipit U21. Edhe ai ka fituar vendin e titullarit tek Empoli. Objektivi dhe prespektiva jonë është që të punojmë për eliminatoret e Europianit. Këta, por edhe të rinj të tjerë, besoj që brenda dy vitesh do të përmirësohen dhe ndoshta do të kemi një skuadër edhe më të fortë. Ajo që më vjen keq, për t’iu rikthyer edhe një herë çështjes së Rusisë, është fakti që Polonia që na zuri ne vendin në “play-off”-in e Botërorit vazhdon të ketë fat dhe arrin të shkojë përpara pa luajtur fare. Na mundën këtu me një gol në 10 minutat e fundit dhe na shkuan gjërat keq, por kështu ishte fati”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ftesës së trajnerit edi reja kombëtarja kuqezi e drejtuar nga edi reja trajneri edi reja ftesës së trajnerit edi reja kombëtarja kuqezi e drejtuar nga edi reja trajneri edi reja

Sondazh

Poll