Politike

Berisha: Rama vazhdon të mbrojë ‘Ballkanin e Hapur’ si vasal i Serbisë

28 Shkurt 2022, 17:14 Nga DOSJA
Berisha: Rama vazhdon të mbrojë ‘Ballkanin e Hapur’ si

VORË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama vazhdon të mbrojë ‘Ballkanin e Hapur’ edhe pse kryesohet nga Serbia. Gjatë një takimi me qytetarët e Vorës, Berisha ka bërë me dije se Rama ka fituar pasaportën e zezë të antishqiptarit duke u bërë si vasal i Serbisë. Berisha tha se Rama gjatë vizitës në SHBA ka thënë se Rusia nuk është armiku i Shqipërisë.

“Këto zgjedhje janë një vendim i rëndësishëm i juaji dhe ju ftoj të votoni Lulzim Vranën. Do të keni te Lulzimi një shërbëtor të përkushtuar tuajin, votën dhe besimin tuaj ai do ta shndërrojë në shërbime ndaj jush. Taksat tuaja, buxhetin e bashkisë do ta shndërrojë në investime në infrastrukturë dhe në plotësimin e nevojave tuaja.

“Përballë tij gjendet kandidati i Edi Ramës, çdo votë për Edi Ramën është absolutisht votë kundër idealeve tuaja, kundër dinjitetit tuaj, kundër karakterit tuaj. Nuk votohet një njeri që vetëm urren, një njeri i cili ka fituar pasaportën e zezë të antishqiptarit. Ka një luftë në zemër të Europës, Rusia ka sulmuar fqinjin e vet, Ukrainën. Edi Rama vazhdon akoma mbron ‘Ballkanin e Hapur’ të kryesuar tërësisht nga Serbia si vasal i Serbisë.

Serbia jo që s’ka dënuar agresionin ndaj Ukrainës, përkundrazi ka kundërshtuar pezullimin e Rusisë nga KiE, përkundrazi shprehet e hapur ndaj saj. Dhe Edi Rama që do të na thoshte ne gjatë vizitës së tij në Uashington se Rusia nuk është armiku ynë. Por nëse nuk është Rusia armiku ynë, mbi tokë nuk ka armik më të madh për ne se Rusia. E tillë ka qenë në shekuj dhe është përpjekur me pushtetin e saj që t’i bëjë çdo të zezë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë“, u shpreh Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 edi rama sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll